EMRI/ Del nga rruga duke drejtuar zetorin, humb jetën 31 vjeçari në Fier

548
Sigal

Ermal Kumanaku, 31 vjeç ka humbur jetën në fshatin Kallm të Vogël në Fier, pas një incidenti me zetor. Siç raporton policia, Kamanaku po drejtonte mjetin bujqësor “Zetor”, më pas ka dalë edhe nga rruga. Pas incidentit 31 vjeçari ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal të Fierit.

Njoftimi i policisë

Në datën 19.09.2018, rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier ,shtetasi E.K, 31 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar mjetin bujqësor tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është aksidentuar drejtuesi i zetorit i cili ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.