EMRI/ Bën për spital të moshuarin pasi e përplasi me makinë, pranga të riut në Elbasan

465
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 24-vjeçar ka përplasur një të moshuar.

Denis  Ahmeti, 24 vjeç,  u arrestua pasi në unazën e qytetit të Elbasanit, duke drejtuar mjetin  është përplasur me një  motoçikletë pa targa , me drejtues shtetasin Sh.G., 69 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi Sh.G., i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekeve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga  neni 290 i Kodit Penal.