EMRI/ Arrestohet një nga të kërkuarit për masakrën në ish-Bllok

399
Sigal

Policia ka arritur të vërë në pranga një nga të kërkuarit e masakrës të ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Fabiol Alushi.

“Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.10.2018 u ndalua shtetasi në kërkim F.A., vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 79, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se nga ngjarja e mbrëmjes së 4 nëntorit, u u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Meviol Bilo, Ervin Mata dhe së fundi edhe biznesmeni Eldi Dizdari. Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor.

Elvana Gjata do të japë deklaratën e saj, kur të jetë në Shqipëri.