EMRI/ Arrestohet në Tiranë 29-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

386
Sigal

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal”

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.