EMRI/ Akuzohet për korrupsion, ndalohet prokurori i Gjirokastrës

502
Sigal

Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli. Ndalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale korrupsion.

Kujtojmë se prokurori është akuzuar nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, por nuk ka bërë asgjë.

Nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzon prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore. Vajza 17-vjecare e komunitetit rom në Gjirokastër u denoncua nga prindërit si e rrëmbyer.