Emrat/ Uiski mori në qafë bandën e hajdutëve, i zbulohet seria e vjedhjeve në Elbasan

566
Dy persona jane arrestuar dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim si pjese e nje bande grabitesish ne Elbasan. Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Klodian Dhamo 33 vjeç dhe Albert Pasko 51 vjeç dhe po kerkon shtetasin M.T., 36 vjeç banues në Elbasan.
Vjedhja me e fundit e 16 shisheve me Uiski ne nje supermarket ne Elbasan u ka nxjerre ne shesh edhe vjedhjet e tjera.
Njoftimi i plote 
Dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Elbasan.
Ndalohen dy shtetas. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasve:
K.Dh., 33 vjeç banues në Elbasan.
A.P., 51 vjeç banues në Elbasan.
Gjithashtu nga ana jonë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit M.T., 36 vjeç banues në Elbasan.
Ndalimi i tyre, u bë me urdhër të Prokurorit pasi më datë 11.10.2017 në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Lagjen “5 Maji” në supermarketin e shtetasit R.B., 41 vjeç dyshohen të kenë vjedhur 16 shishe Uiski.
Gjithashtu gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, pasi shtetasit e lartpërmendur dyshohen të jenë autorë të këtyre ngjarjeve konkretisht:
Më datë 10.09.2017 gjatë natës në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit E.Ç., 35 vjeç banues në Elbasan dhe dyshohen të kenë marrë një sasi lekësh.
Më datë 22.09.2017 në Lagjen “Skëndërbej” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.M., 57 vjeç.
Më datë 12.10.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë banesës shtetasit A.L., 49 vjeç dyshohen ti kenë thyer xhamin e mjetit tip “Benz’ dhe dyshohen t’i kenë vjedhur kasetofonin e mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.
Sigal