EMRAT/ Njëri vr.au babë e bir, tjetri në kërkim për dro.gë, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona

92
Sigal

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Shqipërisë, njëri i akuzuar për vrasje e tjetri për drogë. Burime zyrtare bënë me dije se  bëhet fjalë për 44 vjeçarin Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgio Lekou i cili është ekstraduar nga Greqia pasi akuzohet për ekzekutimin e dy shtetasve (babë e bir) në Elbasan, vepër të cilën e ka kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

44-vjeçari është arrestuar nga policia greke pas urdhër arrestit nga Interpol Tirana. Mdaj tij, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë me burg “Arrest në burg” për disa vepra penale. Në vitin 2012, 44-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person kanë vrarë me armë zjarri babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiraj.

Ndërsa 43-vjeçari Redi Dizdari u ekstradua nga Franca, pasi është dënuar me 5 vite burgim për shpërndarje droge në afërsi të shkollave. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Francë me qëllim ekstradimin pas urdhër arrestit të lëshuar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.