EMRI/ Kamioni përplas makinën, 3 të lënduar. Shoqërohet një nga shoferët

586
Sigal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Ballsh-Fratar, ku një kamion është përplasur me një makinë dhe për pasojë 3 persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Greshicë”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Urim Koliqi, duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me mjetin tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:
-Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Greshicë”, duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip “Wolkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen” shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.