EMRAT/ Iu gjetën 310 kg kanabis në një fshat të Fierit, pranga tre vlonjatëve

613
Një ditë pasi u gjetën në fshatin Kraps të Fierit 310 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, policia ka bërë të mundur arrestimin e poseduesve të saj. Policia e Fierit thotë se ditën e sotme janë vënë në pranga shtetasit: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.
“Në lidhje me informacionin datë 20.04.2018 ku në fshatin Kraps u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në vijim të punës hetimore të kryer nga Sepecialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Fier, u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të cilët posedonin lëndën narkotike: Velo Myrtaj, 28 vjeç; Gramoz Shakaj, 33 vjeç; Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal