Elbasan/ Zjarr në banesë, i moshuari shpëtohet nga dritarja

577
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen ’28 nëntori’ në Elbasan. Raportohet  se në momentin e përhapjeve të flakëve  brenda në banesë ka qenë vetëm një i moshuar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit nga dritarja.

Përveç zjarrfikësve të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe forca të policisë, të cilat po punojnë për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.