Elbasan – Kapen me 1.5 kg kanabis në banesë, arrestohen nënë e bir në Xibrakë

442
Nënë e bir në fshatin Xibrakë të Elbasanit u arrestuan nga policia pasi në banesën e tyre u gjet drogë.

Blutë vunë në pranga Jorgen dhe Sanije Veliun, 21 dhe 46 vjeç.

“Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .
Sigal