Elbasan/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë

499
Sigal

Një i moshuar është gjendur i pajetë në orët e mbrëmjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se 71-vjeçar i dha fund jetës në kushtet e tronditjes së fortë psikike, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, ata që e kanë gjetur të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.