Elbasan, arrestohet i kërkuari. Ishte dënuar me 20 ditë burgim

453
Një shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar nga forcat blu të Komisariatit të Policisë së Elbasanit gjatë së shtunës, pasi për të kishte një vendim gjykate në fuqi, që e dënon atë me 20 ditë burgim.
I dyshuari Pajtim Bekteshi, 18 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.
Sigal