Ekzekutohet me armë 32-vjeçari në Durrës

209
Sigal

Në orën 17: 20 te së dielës, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri J. B., 32 vjeç.

Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.