Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, ja pista e hetimit

453
Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Ilir Hidri në Kuito të Ekuadorit dy ditë më parë.
Hidri me origjinë nga Vlora, u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur në vend. Policia vendase dyshon se vrasja ka lidhje me punën e dyfishtë të tij.
Mësohet se Hidri ishte edhe informator i Policisë për grupet e drogës, por edhe pjesmarrës në njërën prej tyre.
Ndaj ka dyshime se mos Hidri është zbuluar nga grupet e drogës se informonte policinë. Gjithashtu, autori është kapur nga kamerat e sigurisë kur ka kryer ekzekutimin por ende nuk është kapur.
Sigal