Interpol Tirana ka ekstraduar për në Serbi një shtetas Malazez, të kërkuar nga Drejtësia Serbe.
“Igor Drakuliç, 36 vjeç, lindur dhe banues në Mal të Zi u ekstradua pasi ishte në 16 janar të këtij viti ishte i dënuar me burg nga Gjykata serbë për veprën penale të “Plagosje me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal të Serbisë , maksimumi i dënimit 8 vjet burg” thuhet nje njoftimin e Policisë.
Igor Drakuliç, ju dorëzua për ekstradim oficerëve të eskortës të Interpol Beograd.


















