E zuri korrenti teksa ndizte pompën e ujit, humb jetën 53-vjeçarja

286
Sigal

Një 53-vjeçare ka humbur jetën sot pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ndizte pompën e ujit.

Gruaja e identifikuar me inicialet Z.O. u transportuar për në spital, ku mbërriti pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ informacion paraprak.

Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompën e ujit e ka zënë korrenti.

Është dërguar në spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.