E rrëmben rrjedha e lumit, humb jetën turisti në kanionin e Langaricës në Përmet. Policia dhe forcat e shpëtimit në vend

96
Sigal

Një turist ka humbur jetën ditën e sotme në kanionin e Langaricës në Përmet.

Mësohet se shtetasi i huaj, emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar në zonë për të eksploruar kanionin në fjalë.

Dyshohet se ka qenë rrjedha e rrëmbyer e krijuar nga reshjet e shiut ajo që i ka marrë jetën turistit.

Në vendin e quajtur “Mulliri i Bënjës” policia ka zbuluar trupin e pajetë të turistit.

Policia po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.