E rëndë/ Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person, në operacion me urgjencë

491
Sigal

Një sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ndërsa i plagosuri ndodhet në kirurgji, pasi po i nënshtrohet një operacioni.

Mësohet se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa nuk dihen ende identitetet e tyre.