E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeç bie nga ballkoni i katit të 4, ndërron jetë në spital

Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skeles.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

NOA

Mjekët bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës u paraqit shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia, duke ndërruar jetë në spital.