E rëndë në Tiranë/ Tentoi të vetëvritet me kallashnikov, 53-vjeçari përfundon në spital

61
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 53-vjeccar tentoi të vriste veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. T., ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij.  Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.