E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i tretë i shkollës maturantja

433
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një vajzë 18-vjeçare mësohet se është hedhur nga kati i tretë i shkollës së mesme “Myslim Shima” të Kasharit. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja dhe rrethanat e saj, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Në Yrshek është vetëhedhur nga kati i tretë i një shkolle të mesme, nxënësja M. B., 18 vjeçe e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave”, njofton policia.