E rëndë në Itali, shqiptari masakrohet me thikë në mes të rrugës

566
Një i ri shqiptar është qëlluar me thikë në mes të rrugës, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në Scandiano, në Rexhio Emilia.
22-vjeçari shqiptar është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë me ‘kodin e kuq’.
Sipas të dhënave të policisë, shqiptari mësohet se është qëlluar me thikë në një zënkë që kishte ndodhur në rrugë rreth orës 4:30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Alarmin për ngjarjen e kanë dhënë miqtë e shqiptarit, të cilët kishin telefonuar urgjencën.
I riu ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia thotë se ka nisur hetimet dhe është në gjurmët e autorit.
Sigal