E rëndë në Greqi! Zbriti nga autobusi i shkollës, makina përplas të miturin

113
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën në Alykes Volos të Greqisë, kur një makinë bujqësore ka përplasur dhe ka plagosur një nxënës 13-vjeçar.

Sipas informacioneve, nxënësi ka zbritur nga autobusi i shkollës dhe ka tentuar të kalojë rrugën. Megjithatë, ai u përplas nga një makinë që kalonte.

Personat që ndodheshin në vendngjarje njoftuan menjëherë ambulancën dhe 13-vjeçari u dërgua në spital.

Një hetim paraprak për rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti po kryen sot Departamenti i Trafikut të Volos.