E rëndë në Fier, humb jetën një person, ra nga kati i 5-të i një pallati

24
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”.

“Dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, bën me dije grupi hetimor.

Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo ngjarje aksidentale.