E rëndë në Bulqizë, humb jetën një minator 20 vjeç. Emri

459
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një prej minierave të Bulqizës, ku ka humbur jetën një minator vetëm 20 vjeç.
Burime nga policia lokale thanë se nga aksidenti ka ndërruar jetë minatori Eduart Dama.
I riu është zënë poshtë nga një masiv gurësh që janë shembur brenda një galerie.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj inxhinierëve dhe administratorëve të galerisë ku punonte 20-vjeçari Eduart Dama.
Sigal