E rëndë në Berat/ Një person gjendet i dekompozuar në banesë

303
Sigal

Një person është gjendur i dekompozuar këtë mbrëmje brenda banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit. Nga burime në terren mësohet se bëhet fjalë për një 75 vjeçar që jetonte prej vitesh i vetëm në ish-konviktin e Shkollës Industriale. Autoritetet vendore janë vënë në lëvizje pas denoncimit të banorëve të cilët kanë ndjerë erën e rëndë. Në vendngjarje ndërkohë ndodhen forca të policisë dhe të zjarrfikëses ku po bëhet nxjerrja e trupit nga banesa.