E rëndë/ Drejtuesi i motorit përplaset me shtyllën, me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

281
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme.

Një 30 vjeçar i cili udhëtonte me motor mësohet se është përplasur me një shtyllë ndriçimi duke mbetur i lënduar rëndë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e re në qytetin e Bulqizës.

Goditja ka qenë aq e fortë sa ka rrëzuar edhe shtyllën, ndërsa mjeti motorik është shkatërruar plotësisht.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30-vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.

Ai u dërgua menjëherë nga kalimtarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Image