E rënd në Fier/ 40-vjeçari i jep fund jetës me armë zjarri

jë ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pordës, në bashkinë e Fierit, ku një burrë rreth 40-vjeç, i identifikuar si Taulant Halka, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri çifte.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sigal

Paraprakisht mësohet se Halka, i martuar dhe me fëmijë, ka vendosur të marrë këtë vendim ekstrem në banesën e tij, ndërsa familjarët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Në vendngjarje ndodhen edhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet procedurale, ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Fierit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia vijon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e aktit ekstrem.