E përplasi makina teksa ecte me biçikletë, ndërron jetë korçari

558
Sigal

Ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës qytetari i cili u përplas nga një automjet gjatë kësaj të hëne.

Ngjarja ndodhi këtë mesditë në qytet, teksa shtetasi Sotiraq Meraj po ecte me biçikletë është goditur nga një automjet i tipit Renault.

Si pasojë e aksidentit, 61 vjeçari u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Pas disa orësh në luftë me vdekjen, Meraj nuk ja ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin në fjalën.