E paprecedentë, 51-vjeçarit nga Tirana i vjedhin online llogarinë bankare

456
Një 51 vjeçari nga Tirana i kanë vjedhur online llogarinë bankare. Ngjarja e pa precedent është denoncuar në polici nga vetë qytetari, ku ka deklaruar se i është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

Policia njofton se shtetasi me inicialet A.K, ka kallëzuar se persona ende të paidentifikuar, me anë të mashtrimit, kanë ndërhyrë në e-mail, duke devijuar një transfertë bankare të destinuar për në një llogari në Britaninë e Madhe dhe i kanë marrë online paratë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 07.06.2017, shtetasi me iniciale A.K, vjeç 51, banues në Tiranë, kallëzon se persona të paidentifikuar, me anë të mashtrimit, kanë ndërhyrë në e-mail, duke devijuar një transfertë bankare të destinuar për në një llogari në Britaninë e Madhe dhe i kanë marrë online një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 143/b i Kodit Penal.
Sigal