E ndaloi për ta kontrolluar, trafikanti shqiptar tërheq zvarrë me makinë policin italian

163
Sigal

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se para ndalimit, i riu ka marrë zvarrë me makinë njërin prej policëve. Ngjarja ka ndodhur në Palazzolo, ku policia pikasi 33-vjeçarin shqiptar në momentin kur u fut në makinën e një 29-vjeçari. Më pas policët vunë re se 33-vjeçari mori një kuti nga sedilja e pasme dhe në këtë moment karabinierët vendosën të ndërhynin duke i ndaluar.

Por drejtuesi i mjetit doli jashtë dhe tentoi të largohej, ndërkohë që shqiptari mori timonin dhe tentoi edhe ai të arratisej. Ndonëse eci për disa metra, 33-vjeçari nuk ia doli të realizonte planin e arratisjes. Teksa u largua me makinë, shqiptari ka marrë zvarrë njërin prej policëve i cili u përplas në asfalt. Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi 29-vjeçari ka goditur me shkelm në shpatull policin e rrëzuar. Dy të rinjtë u neutralizuan vetëm pasi mbërritën forca policore të tjera.

Pasi u ndaluan nga policia, oficerët kontrolluan shtëpinë e shqiptarit dhe 29 vjeçarit në San Martino në kufirin me Varedon.