E mori rrjedha e ujit në lumin Osum, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i holandezit

Është gjetur pas dy ditësh trupi i pajetë i tursitit holandez Jules Schurmmans, të cilin e mori rrjedha e lumit Osum teksa po eksploronte kanionet bashkë me bashkëshorten e tij.

Schurmmans dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmman 64 vjeçe ishin futur dy ditë më parë në ujërat e lumit Osum për të notuar. Gruaja e tij arriti të shpëtonte dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

NOA

Menjëherë shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes së bashku me plumbarët e Repartit Special “RENEA”  të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e holandezit.

Ngjarja:

Jules Schuurmans së bashku me bashkëshorten e tij Helma Schuurmans, kishin shkuar për të notuar pasditen e 8 Majit në kanionet e lumit Osum në Skrapar,por i ka marrë rrjedha e lumit. 64-vjeçarja Helma Schuurmans ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit dhe nuk ka mundur dot të dalë jashtë. Pasi ka dalë nga uji,64-vjeçarja Helam Schuurmans ka shkuar në Spitalin e Skraparit,ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është përmendur, turistja holandeze ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e bashkëshortit të saj. Çifti i bashkëshortëve Jules dhe Helma Schuurmans,4-ditë para ngjarjes së rëndë kishin shkuar me pushime në Skrapar dhe po qëndronin në një Kamper.