E la të kalonte në Itali për 100 euro, pranga policit kufitar në Vlorë (Emri)

443
Ne kuader te operacionit ‘Blue border’, policia e Vlorës kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv.
“SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me heret.
Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme,” shkruhet në njoftimin e policisë
Në pranga ra Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlore.
Efektivi i pikes se kalimit kufitar dyshohet se i kerkoi 100 euro nje shtetasi per te lejuar te vijonte udhetimin drejt Italise, duke pretenduar se nuk permbushte teresisht kushtet e kalimit të lirë ne zonen Shengen.
Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, ne cilesine e proves materiale.
Sigal