E kishte transferuar banesën në një magazinë droge, shqiptari u “pre” në fytyrë kur u përball me…

414
Sigal

Ai e kishte transformuar banesën në Torre Angela (Romë) në një magazinë të madhe të drogës, me qindra doza kokainë, hashash, marijuanë, të gatshme dhe të paketuara për çdo “nevojë”.

Por kërkimi i policisë, bllokoi biznesin e dy shqiptarëve, një prej të cilëve, 36 vjeç, u arrestua.

Sapo kishin marrë njoftimin, agjentët e policisë u vunë në lëvizje. Duke marrë parasysh qëndrimin nervoz të dy banorëve, u zhvilluan menjëherë kërkime personale të tyre. Shqiptari me iniciale E.L, kishte një mori çelësash me vete, për të cilët shqiptari nuk donte të tregonte se cili ishte i banesës.

Pavarësisht nga kjo, hetuesit ishin në gjendje të gjurmonin banesën e 36 vjeçarit, ku, gjatë kontrollit, gjetën kokainë – rreth 200 doza – hashash dhe marijuanë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave.

I fshehur pas lavamanit të banjës, nga ana tjetër, një pistoletë Beretta 7.65 mm, u konfiskua gjithashtu. Pistoleta ishte vjedhur në një shtëpi në Siena në vitin 2014, shkruan “Ilmessaggero”.

Në fund të hetimit, 36-vjeçari me disa precedentë, shqiptari u arrestua për trajtimin e drogës, marrjen dhe posedimin e armëve dhe municioneve.