E futi në makinë, shtriu sedijen dhe…. 5 vite e 6 muaj burgim për dhunë seksuale

449
Një shqiptar 53 vjeç, me iniciale D.R., banor në Teatino, u dënua nga Gjykata e Chieti-t dhe 5 vite dhe 6 muaj burg për dhunë seksuale, raportojnë sot mediat lokale.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur natën e 9 Qershorit 2015. Vajza që ka rënë pre e dhunës seksuale ishte 19-vjeçe dhe punonte bariste në një lokale në zonën e Chieti Scalo.

Shqiptari, një klient i lokalit, u ofrua për ta shoqëruar me makinë në shtëpi, u tha në gjykatë. Por, në një moment, ndaloi makinën në një rrugicë, shtriu sedijen, dhe fillimisht e puthi vajzën. U shtri mbi të dhe tentoi ta puthë sërish, por vajza reagoi dhe arriti të largohej nga makina. Më pas bëri denoncimin.
Sigal