E fundit/ Shpërthim tritoli në hyrje të banesës në Vlorë, policia zbulon shënjestrën

445
Sigal

Një sasi  lënde plasëse ka shpërthyer  në katin e katërt të një pallati në Vlorë. Siç raporton  policia ngjarja ka ndodhur në orën 03:20 të mëngjesit të sotëm dhe shënjestra ishte shtetasi J.Ç 43 vjeç, në banesën e të cilit ishte vënë edhe lënda plasëse.

Ndëkaq siç raportohet si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.