Dy vajza tentojnë vetëvrasje duke pirë helm

514
Dy vajza të reja kanë tentuar ti japin fund jetës, duke u helmuar, njëra me fostoksinë dhe tjetra me sasi të tepruar barnash.
Dy ngjarjet jane raportuar se kane ndodhur dy dite më parë. Rasti i pare ka ndodhur në fshatin Rinas, ku në banesën ku jetonte është vetëhelmuar me medikamente mjekësore F.Q., 24 vjeçe. Vajza është transportuar në spital dhe pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.
Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Vukel, Malësi e Madhe. 17-vjeccarja M.Gj. është vetëhelmuar me fostoksinë në banesë dhe pas mjekimit në spital, është kthyer në banesë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për verën penale: Shkaktimi i vetëvrasjes.
Në të dyja rastet, sipas policisë, dyshohet se vajzat kanë tentuar vetëvrasjen në kushte të rënduara psikologjike. Rastet e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje janë të larta, dhe përbëjnë një plagë më vete të shoqërisë sonë.
Sigal