Dy të rinjtë e mbytur në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 17 vjeçarit

505
Trupi i pajetë i 17 vjeçarit Ridvan Broka është nxjerrë nga lumi Osum në Berat rreth mesditës së sotme, rreth 200 metra larg vendit ku ishte mbytur Broka u mbyt pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Pllakat” pranë Bjeshkores tek lagja “Uznovë”, në Berat teksa lahej me 15 vjeçarin Luan Demiraj, shok i tij. 
Mbrëmjen e djeshme, vetëm disa minuta pas ngjarjes, policia ka mundur të nxjerrë nga ujërat e lumit Osum trupin e 15-vjeçarit, Luan Demiraj, i cili u mbyt teksa po lahej bashkë me shokun e tij.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pllakat” në Berat, ku dy adoleshentët kishin shkuar për t’u larë, por nuk kanë arritur të dalin prej andej. Dy të rinjtë kanë qenë vetëm dhe kjo ka bërë që askush të mos mundte të ndërhynte. Zona ku ka ndodhur mbytja karakterizohet nga gropa të thella dhe baltë, çka mund të ketë sjellë mbytjen e të rinjve.
Sigal