Një 56-vjeçar nga Lezha u arrestuar ditën e sotme, pas një konflikti fizik me dy punonjës tatimorë, të cilët po ushtronin kontroll për dokumentacionin tatimor në dyqanet në pronësi të tij. Mësohet se i arrestuar është Aleksandër Përndoka, i cili sipas policisë ka dhunuar fizikisht L.D, 51 vjeç dhe B. L, 28 vjeçe, të cilët ishin duke ushtruar detyrën e tyre duke kontrolluar dokumentacionin tatimor të 56-vjeçarit, në kuadër të operacionit kundër informalitetit. Sipas njoftimi, dhunuesi nuk kishte në rregull dokumentacionin duke kundërshtuar raportin e dy tatimorëve. Pasi nuk arriti t’i bindte me fjalë, 56-vjeçari raportohet se përdori forcën.