Dy shqiptarë digjen në kamion kalonin ilegalisht drejt Anglisë

506
Sigal

Një e re shqiptare dhe një i afërm i saj kanë gjetur vdekjen në një ngjarje tragjike në kufirin mes Francës dhe Anglisë, teksa janë djegur e gjallë në një kamion në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Mesohet se 25-vjeçarja me mbiemrin Kacorri është me origjinë nga Rrësheni. Ajo ndodhej në kamion sëbashku me djalin e dajës së të fejuarit, dhe do të kalonte në mënyrë ilegale drejt Anglisë për t’u bashkuar me të fejuarin e saj, një i ri me origjinë nga Tropoja.