Dy aksidente në Durrës, bilanci 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

508
Sigal

Në autostradën Tiranë-Durrës, pasditen e djeshme janë shënuar dy aksidente të rënda, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet tip “Benz”, që udhëtonte me shpejtësi është përplasur me trafikndarësen, në afërsi të një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Krenar Zanushi. Sipas uniformave blu, i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Ndërsa pesë minuta më vonë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak kilometra larg vendit, ku u regjistruar aksidenti i parë. Një automjet është përplasur me një maune dhe për pasojë një person ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjetit dhe një tjetër është plagosur. Uniformat blu nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës dhe të plagosurit, ndërsa policia që mbërriti në vendin e ngjarjes mblodhi provat dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e madhe, me të cilën udhëtonte automjeti, i cili si pasojë e lagështirës në rrugë nuk ka mundur të frenojë dhe është futur poshtë maunes