Durrës,kapet korrieri nga Alliasi me 15 kg C4 për grup kriminal

461
DURRËS – Një 52-vjeçar i cili dyshohet se se ishte korrier i një grupi kriminal u kap në Durrës me 15 kilogramë C4. Sipas burimeve nga policia, lënda eksplozive dyshohet se transportohej nga Tirana dhe do ta blinte një grup kriminal në qytetin bregdetar të Durrësit.
Arrestimi i 52-vjeçarit Fatri Xhediku, banues në Allias të Tiranës u bë të hënën pranë stacionit të Trenit në Durrës, ku në çantë mbante 31 kallëpe me C4 pesha e të cilëve shkon në 15 kilogramë, si dhe disa kapsolla elektrike detonatore të lidhura me fitil zjarrpërcjellës. 
Më tej, në njoftimin e parë zyrtar të Policisë së Durrësit, thuhet se 52-vjeçari dyshohet se është në rolin e transportuesit për një grup kriminal që merret me trafikim të lëndëve eksplozive, për të cilin hetimet janë në vijim.
Policia i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Durrës për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe i municionit”. 
Sigal