Durrës, sekuestrohen 111 kg kanabis në port

490
Goditet nje tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Sekuestrohen 111 kg kanabis sativa dhe arrestohet në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike.
Gjatë mbrëmjes së djeshme është goditur një tjetër rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Rreth orës 20:00, pas kontrollit në skaner të automjetit tip Renault me targë AA241ND, në krye të karrocerisë, në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, me gjithsej 111 kilogramë kanabis sativa. 
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materialem ndërsa u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.
Sigal