Durrës, kapen me 90 doza drogë, pranga dy të rinjve

428
Policia e Durrësit ka mundur të vërë në pranga dy të rinj pasi janë kapur me lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Mariglen Pukameta, 22 vjeç, banues në Kavajë dhe Emiljan Jorgo, 22 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu dy të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 doza me rreth 70 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. 
Nga hetimet e efektivëve të policisë dyshohet se ata merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pasi mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh.
Sigal