Durrës/ I pushon zemra, vdes në plazh pushuesi polak

255
Një turist polak ka humbur jetën teksa pushonte në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur shtetasi polak Marec Wieczorciewcz, 72 vjeç, i cili po dilte nga deti kur është ndjerë keq e ka rënë pa ndjenja. Viktima po kalonte pushimet në plazhin e madh të Durrësit së bashku me familjen e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.