Durrës, grabitet banka, kapet njëri me lekët, tjetri në kërkim

445
DURRËS – Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Durrësit ka rënë pre e grabitësve të armatosur mesditën e sotme. Dy persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë neutralizuar rojet kanë hyrë në ambientet e bankës dhe kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme parash.
Më pas ata janë larguar me motor, por forcat e policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tyre, teksa janë ngritur edhe disa patrulla.
Në afërsi të rrugës së plazhit policia ka mundur të ndalojë njërin prej grabitësve, ndërsa tjetri ka mundur të largohet dhe blutë e Durrësit vijojnë operacionin për arrestimin e tij. 
Grabitësi i ndaluar kishte edhe qesen e parave me vete, e cila u sekuestruar nga forcat e policisë.
Ndërkohe policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri tip automatik, një pistoletë, dy maska edhe motorin.
Mësohet se njëri nga të ndaluarit është nga Vlora, ndërsa nuk ka të dhëna për identitetin e tij dhe bashkëpunëtorit. Sakaq ende nuk ka informacion as për sasinë e parave të vjedhura.
Sigal