Durrës, grabisin karburantin me shkop bejsbolli, por largohen me 2000 lekë të reja

446
Dy persona ende të paidentifkuar, me kapuç në kokë dhe duke kërcënuar rojen me një shkop bejsbolli kanë grabitur karburantin në Durrës.

Policia bën me dije se grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngesit të sotëm.

“Dy persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli kanë arritur t’ i marin me dhunë rojes së një karburanti shumën 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete”- njofton policia.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 10.03.2017, në lagjen Nr.13, Durrës, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli kanë arritur t’ i marin me dhunë rojes së një karburanti shumën 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Sigal