Durrës, 2 persona dhunojnë e i marrin Pistoletën inspektorit të policisë

440
Sigal

DURRES– Një inspektor i Policisë së Durrësit është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar, teksa inspektori i policisë Haki Dyli ndodhej pranë banesës së tij. Dy personat, ende të paidentifikuar, e kanë goditur e më pas i kanë marrë pistoletën inspektorit të policisë.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve ngjarjes.