Dukagjinin, asgjësohen 17 890 bimë narkotike, të kultivuara në 147 parcela

468
Policia e Shtetit ka nisur një operacion të madh në Dukagjin për asgjësimin e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Brashta”, policia ka mësyrë që në orët e para të mëngjesit në fshatrat Ndreaj, Brasht, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi ku ka nisur një operacion masiv për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike. Në operacion janë përfshirë edhe forcat RENEA, FNSH, si dhe policia e Shkodrës. Bëhet me dije se superoperacioni ka angazhuar në total 450 forca policore dhe 70 automjete. Operacioni po monitorohet edhe nga drejtuesit e lartë të policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falenderon forcat e policisë për përkushtimin gjatë operacionit që po vijon të zhvillohet që prej mëngjesit të sotëm në Dukagjin.

Vijon operacioni anti-kanabis në Dukagjin, asgjësohet 17 890 bimë
Ora 17:28- Policia e Shtetit vijon operacionin anti-kanabis ne zonën e Dukagjinit. Efektivët e policisë janë shpërndarë në disa fshatra si Vuksanaj, Breg Lumi, Shoshë, Brashtë ku po asgjësojnë të gjitha bimët narkotike. Operacioni i policisë është shtrirë në tre drejtime ndërsa në terren veprojnë 28 grupe. Deri tani sipas policisë janë asgjësuar 147 parcela me 17890 bimë narkotike, të cilat variojnë nga 60- 240 cm lartësi.
Sigal